Sekuestrohen mbi 59 mijë Euro në Morinë

Mbi 59 mijë Euro janë sekuestruar në pikën kufitare në Morinë. Sipas policisë, pas kontrollit të imtësishëm në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S.H., në çantën e dorës oficerët gjetën dhe sekuestruan 58,100 euro të padeklaruara nga 45-vjeçari. Si rrjedhojë ky i fundit është proceduar penalisht për mosdeklarimin e të hollave.

Marketing

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. H. Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 59 100 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 45 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.