MASH: Shkallë e lartë e realizimit të investimeve kapitale të parashikuara në vitin 2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës realizoi të gjitha investimet kapitale të cilat në përputhje me planin investues duhej të përfundojnë në vitin 2022. Kushte të përmirësuara për mësim për një numër të madh të nxënësve nga të gjitha rajonet në vend, sepse Ministria mbështet dhe zbaton politika të trajtimit të barabartë dhe investimeve në të gjitha mjediset rurale dhe urbane ku ka nevojë për investime në interes të mësimdhënies më të mirë të nxënësve dhe kushteve për punë për mësimdhënësit.

Marketing

Me shkollë të re u bënë nxënësit nga Leshnica e Poshtme e Komunës së Zhelinës, si dhe nga Bllaca e Poshtme nga Komuna e Çuçer Sandevës, ku në fakt u zgjidh një problem shumëvjeçar. Deri para pak kohësh nxënësit e këtij vendbanimi ku nuk kishte fare shkollë mësimin e ndiqnin në shkollën më të afërt duke kaluar kufirin me Kosovën.

Është pothuajse gati ndërtimi i hapësirave shtesë, gjegjësisht këndit të shkollës fillore “Tihomir Milloshevski” f. Volkovë në Komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe ndërtimi i këndit të Shkollës Fillore “Dimitar Berovski” në lagjen Hrom në Komunën e Gjorçes, Ministria ka rikonstruktuar edhe objektin qendror të SHF “Dimitar Berovski”, i cili ka marrë fasadë të re, zdrukthtari të brendshme, tualete të reja, si dhe tualet për nxënësit me nevoja të veçanta.

Janë përmirësuar dukshëm edhe kushtet në disa shkolla në Kumanovë, gjegjësisht janë rikonstruktuar objektet e SHF “Karposh” në Umin Doll dhe Lubodrag, si dhe objekti i Shkollës së Mesme “Pero Nakov”. Së shpejti përfundon rikonstruksioni i fasadës së SHF “11 Tetori”, ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i objektit të ri për Gjimnazin “Sami Frashëri”, si dhe rikonstruksioni i çatisë së Shkolës ​​Fillore “Braqa Milladinovci ”dhe “Kërste Petkov Misirkov”.

Investime të mëdha janë bërë edhe në Komunën e Kavadarit, përkatësisht në objektet e SHF “Strasho Pinxhur” në qytet dhe në fshatin Vozarcë, objektin e Shkollës Fillore “Dimkata Angelov Gaberot” dhe shkollat ​​e mesme “Taki Daskalo” dhe “Kiro Spandxhov Bërko”.

Në rajonin e Pellagonisë, fasadë të re dhe dysheme për shkollat ​​e mesme të Prilepit “Orde Çopela” dhe “Gjorçe Petrov”, shkolla fillore “Bllazhe Koneski”, shkollat ​​fillore të Manastirit “Kole Kaninski” dhe “Aleksandar Turunxhev” në Kukureçan, si dhe për Shkollën e Mesme “Dr. Jovan Kallauzi “.

Ndërkaq është bërë rikonstruksioni i fasadës së SHF “Goce Dellçev” në Gostivar, si dhe hapësirat e brendshme dhe nyjet sanitare në SHF “Faik Konica” në Debreshë të Gostivarit. Në fillim të vitit 2023 do të përfundojë rikonstruksioni i SHF “Përparimi” në Çegran. Ndërtesa e Shkollës Fillore “Braqa Milladinovci” në Strugë, si dhe shkolla në Vranishtë të Strugës, janë modernizuan dukshëm.

Tërësisht është rikonstruktuar SHF “Sando Masev” në fshatin Banicë të Strumicës. Së shpejti SHF “Goce Dellçev” në Veluskë të Stumicës do të bëhet më efikas në energji, aktivitetet ndërtimore janë në rrjedh. Fasadat dhe nyjet sanitare janë rikonstruktuar edhe në shkollat e Koçanit “Nikolla Karev” dhe Risto Jurukov edhe shkollën e Likovës “Dituria”, ndërsa pamje të jashtme të re ka marrë shkolla e Shkupit “Kuzman Josifovski Pitu” në Komunën e Kisella Vodës.

Tërësisht rikonstruohet SHF “Sabedin Bajrami” në Kamjanë të Komunës së Bogovinës ndërsa çati dhe fasadë të re do të marrin në fillim të vitit 2023 SHF “Jashar Beu” në Çair dhe “Dituria” në Saraj.

Aktivitete investuese janë realizuar edhe tek një pjesë e shkollave në Veles, Radovishit, Rankovcë, Shtip, Butel, Novac, Krushevë, Jegunovcë, Tearcë, Vallandovë, Resnjë, Studeniçan dhe Makedonski Brodit.

Gjashtë salla sportive janë ndërtuar terësisht, janë pajisur dhe janë lëshuar në përdorim të plotë këtë vit, ndërsa filloi ndërtimi i sallës në kuadër të Shkollës Fillore “Nuri Mazari” në Delogozhdë të Strugës

Nga aktivitetet më të mëdha ndërtimore të filluara këtë vit, të cilat sipas pritshmërive do të përfundojnë në vitin 2023, veçojmë ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, shkollës së re fillore në Vizbegë të Shkupit dhe ndërtimin e shkollës së muzikës “Boro Xhoni” në Strumicë. Në mënyrë shtesë, si pjesë e planit për avansimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional dhe ngritjen e atraktivitetit të tij, duke marrë parasysh nevojat e kuadrove përkatëse profesionale të ekonomisë dhe ekonomisë maqedonase, Ju rikujtojmë se në rrrjedhë janë rikonstruimi i dy qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnimin “Vanço Pitosheski” në Ohër dhe “Kiro Burnaz” në Kumanovë.

Të gjithë nxënësit dhe mësidhënësit meritojnë proces arsimor bashkëkohorë, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve mësimore dhe programeve, por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi. Investimet në arsim vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, ku janë planifikuar rreth 1,2 miliardë denarë për infrastrukturën arsimore.