Mbyllet “Cobra City”, lokali ku filloi zënka! Pronari, i dyshuari kryesor për vrasjen në Prizren

Lokali ku dyshohet se filloi një përleshje e që më pas përfundoi tragjikisht për një person nga Kukësi është mbyllur nga Drejtoria e Inspekoratit të Prizrenit, raporton Dukagjini.

Marketing

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se ka nisur intervistimi i pronarit dhe e katër personave të tjerë pjesë e stafit të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor mbetet pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, raporton abcnews.
Si pasojë e plagëve të marra 31 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Marketing