Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani mirëpret ministrin Turk të Energjisë, Fatih Domnez

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani në hapësirat e Qeverisë ka mirëpritur Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, z. Fatih Domnez dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Në këtë takim, është biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e energjisë si dhe mundësisë për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos për marrje të energjisë elektrike dhe gazit nga Turqia”, ka deklaruar Murtezani.
Ai ka shkruar se janë mirënjohës për përkrahjen e Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut në përballjen me krizën energjetike globale.

Marketing