Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Porcelankës ku automjeti hekurudhor ka goditur një furgon me pasagjerë.
Kryetari i Komunës së Cashkës, Goran Stojanovski tha se në këtë fatkeqësi kishte edhe fat sepse kaloi me lëndime të lehta, informon Klan M.
”Sot rreth orës 12 ka ndodhur një fatkeqësi tek vendkalimi hekurudhor të Porcelankës një automjet hekurudhor ka goditur furgon pasagjerësh, janë lënduar 12 persona të cilët vinin nga Velesi dhe shkonin për shtëpi në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Janë mirë tani do të shkoj ti vizitoj në spital. Furgoni transportonte pasagjerë nga Velesi në fshatin Mellnicë ku shumica e të lënduarve janë nga ky fshat” – tha kryetari i komunës mes tjerash.