Drejtori i Ndërrmarjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup sot solemnisht ka ndar 38 vendime të përhershme pune për puntorët të cilët do të angazhohen për të rregulluar dhe mirëmbajtur parqet në Qytetin e Shkupit.
Me këtë rast drejtori Rexhepi para të pranishmive theksoi rëndësin e kësaj ngjarje.” Nga sot ju jeni pjesë e familjes së madhe të Ndërrmarjes Parqe dhe Gjelbërime. E dij se këtë ditë e keni pritur me vite, mirëpo sot fal përkushtimit tonë dhe ndihmës së zonjës së parë të Qytetit të Shkupit z. Danella Arsovskës, arritëm të gëzojm 38 familje, t’ju sigurojm vendimet e përhershme të punës. Besimin e dhënë, jam i bindur se do ta ktheni me punë dhe përgjegjësi të madhe”, theksoi mes tjerash drejtori, Zuhejr Rexhepi.
Ndërkoh, Zuhejr Rexhepi plot 3 muaj ushtron detyrën e drejtorit të Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” pranë qytetit të Shkupit.
Prioritet të lartë, drejtori Rexhepi e ka gjelbërimin dhe rregullimin e më shumë parqeve të reja në kuadër të qytetit të Shkupit, investime të reja me të vetmin qëllim që kryeqyteti ti ngjaj një metropole evropiane me parqe të rregulluara.
Me afro 600 të punësuar të ndar në sektore të ndryshme, mes tjerash sektori për gjelbërim të Qytetit të Shkupit, sektori për ngritje të parqeve të reja, sektori i mekanizimit dhe sektori për rregullimin e drunjëve janë sektorët kyc që Qyteti i Shkupit të rregullohet me parqe të reja, lule dhe drunj dekorativ dhe mirëmbatjen e hapësirave të gjelbërta.
Drejtori Rexhepi i vlerson lartë puntorët e zellshëm, të përgjegjeshëm dhe që me kohë i mbarojnë punët që i marrin nga drejtoria.
Për vitin 2023, Rexhepi me mbështetjen e kryetares së Qytetit të Shkupit, z. Danella Arsovska ka plan ambicioz për ndërtimin e parqeve të reja dhe rregullimin më modern të gjelbrimeve dhe drunjëve në Shkup, përmes proekteve profesionale.