Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
“Kënaqësi që së bashku me nënkryetaren Besa Kadriu të mirëpresim në një takim vëllazëror, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Haki Abazi.
Me Haki Abazin diskutuam rreth situatës politike në vend si dhe në Kosovë. Situata në Veriun e Mitrovicës, bashkëpunimi mes dy vendeve tona si dhe një sërë aktivitetesh të cilat i kemi ndërmarr ishin pjesë e bisedës sonë shumëdimensionale.
Të gjitha përpjekjet tona janë për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me të vetmin qëllim, forcimin e partneritetit nëpër të gjitha fushat mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!”, ka nënvizuar Kasami.