KFOR-it iu është përgjigjur kërkesës së Serbisë për kthimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, por nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes nga KFOR-i.
Sipas njoftimit, përfaqësues të KFOR-it kanë dorëzuar përgjigjen rreth orës 19:00 në pikëkalimin kufitar të Merdarit.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se letrën ia ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq.