Xhejn: Lufta kundër krimit, thelbësore drejt BE-së

Përpjekjet e deritanishme të vendit në skriningun e nisur vlerësohen nga ambasadorja e Suedisë, vendi i së cilës do të kryesojë në gjashtë muajt e parë me Këshillin e Evropës. Kërkohet vëmendje t’i kushtohet sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Marketing

“Maqedonia u tregua mirë e përgatitur dhe profesionale në procesin e skriningut dhe vendosi qëllime ambicioze. BE bazohet në vlera, sundimin e së drejtës, të drejtat individuale, reformat dhe sistemi gjyqësor. Përkushtimi i fuqishëm për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë esenciale për të shkuar përpara në BE.”, – u shpreh amabasadorja e Suedisë, Ami Llarson Xhejn.

Suedia gjatë kryesimit me këshillin e BE-së fokusin do ta vë edhe në korrupsionin tej kufitar, realizimin e tranzicionit të gjelbërt për furnizimin me energji elektrike si dhe gjithmonë do të jetë e gatshme për veprim për sigurinë e Evropës, përkrah Ukrainës duke i dhënë mbështetjen maksimale përballë agresionit rus.