Taravari takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Integrimi në BE dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, prioritet i vendeve të rajonit

Marketing

– Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, u pritëm sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryetari Taravari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke e siguruar atë se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punojë në thellimin e mëtejshëm të bashkpunimit.
“Në takim diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën e kemi ndjekur me shqetësim dhe kemi folur zëshëm për dënimin e strukturave destabilizuese atje. Përgëzova autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”, theskoi kryetari Taravari.
Ai përgëzoi po ashtu Presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit, gjë që është edhe pritoriteti kryesor i Aleancës për Shqiptarët.
“Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për luftimin e korruspionit, do të ishte i dobishëm për vendin tonë”, nënvizoi kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari.