Komisioni për politikë të jashtme, ratifikoi marrëveshjen për “FRONTEX”

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme njëzëri mbështeten nevojën e miratimit të ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEX, të lidhur ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se me këtë marrëveshje është ruajtur formulimi i gjuhës maqedone e cila prej vitit 2015 vazhdimisht ishte kundërshtuar nga ana e Bullgarisë.

Marketing

“Derisa të funksionalizohet marrëveshja me “FRONTEX”, tashmë kemi marrë letrat dhe vazhdojnë aksionet bilaterale që kemi me disa vende të BE-së dhe nga rajoni për të siguruar kufirin tonë jugor, ku kemi diku rreth 160 policë nga shtetet anëtare. Pra, kjo do të jetë një periudhë kalimtare në të cilën do të mund të përfundojmë të gjitha përgatitjet operative dhe më në fund të fillojmë zbatimin e marrëveshjes.”, – deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“Marrëveshja për “FRONTEX” është nënshkruar dhe hartuar në 25 gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën maqedonase, që sipas saj edhe një herë konfirmon se maqedonishtja është pjesë e gjuhëve evropiane. Me këtë, frika që iu imponua qytetarëve është e panevojshme. Ne do të ruajmë gjuhën dhe identitetin tone dhe ky është shembulli i parë i kësaj andaj themi se është një sukses për të gjithë.”, – theksoi deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska.

Kryetari i Komisionit Parlamentar, Antonio Miloshovski ngriti një dilem nëse angazhimet ekzistiuese bilaterale të forcave të sigurisë nga vendet anëtare të BE-së në kufirin jugor do të zëvendësohen më vonë me ekipe të “FRONTEX”-it.

“A do të thotë kjo se me këtë marrëveshje ato forca do të zëvendësohen me pjesëtarët e “FRONTEX”-it apo do të mbesin aksionet dhe angazhimet bilaterale edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje?”, – u shpreh kryetari i komisionit parlamentar, Antonio Miloshevski.

Përgatitjet e këtij ligji filluan që në dhjetor të vitit 2015, por për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë për formulimin e gjuhës, nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për “FRONTEX” u vonua deri më 26 tetor 2022. Kjo marrëveshje ndër tjerësh do të mundësojë mbrojtje dhe siguri më të madhe dhe më të mirë të kufijve dhe gjatë shkëmbimit të të dhënave doganore.