Pas dy dekadave në arrati, arrestohet Dragan Daravelski

Pas dy dekadave në arrati, Dragan Daravelski kthehet në shtëpi. Policia sot e ka ndaluar ish-Drejtorin e Doganave në vendkalimin kufitar në Tabanoc dhe menjëherë do të transferohet në burg, ku duhet të vuajë dënimin prej 7 viteve për shkak të keqpërdorimeve.

Marketing

“Sot më (10.01.2023) në Vendkalimin kufitar Tabanoc është ndaluar D.D, I cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar dhe do të transferohet në institucionin përkatës ndëshkues” – njofton MPB-ja.

BB Media
Dragan Daravelski, siç njofton KlanM, ishte një ndër të arratisurit më të kërkuar në vend, i cili tashmë 20 vite i shmangej drejtësisë.

Ish-Drejtori i Doganave në vitin 2007 ishte dënuar në mungesë me 7 vite burg për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve në periudhën 1999 – 2002, me cka janë keqpërdorur 2.5 milionë euro.

Në Mars 2016, Daravelski ishte arrestuar nga policia serbe në Beograd, në bazë të fletarrestit të shpallur në Prill të vitit 2013 me kërkesë të Gjykatës së Kumanovës. Pas tij gjurmonte edhe Interpoli.

BB Media
Por, shtetësia e dyfishtë i ka mundësuar që gjithë këto vite të jetojë në Beograd dhe me sukses t`i shmanget ekstardimit.

RMV-ja ndërkohë i ka konfiskuar pronë luksoze në Shkup dhe një shitore në Kumanovë, me vlerë rreth 200.000 euro, për të cilët ishte marrë vendimi për shitje. Përvec konfiskimit në emër të tij, ishin konfiskuar prona edhe në emër të bashkëpunëtorëve të tij.