Ahmeti: Në BDI nuk ka fraksione

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke komentuar takimet e ndara të grupit të “zjarrit” dhe të ministrave të BDI-së me qytetarët edhe një herë ripërsëriti se në partinë e tij nuk ka fraksione. Duke mos dashur të komentojë takimet paralele dhe veprimin në terren të të ashtuquajturve grupi i zjarrit”, shkurt tha:

Marketing

“Nuk ka në BDI fraksione. BDI ka takime, tubime në të gjithë Gostivarin dhe vazhdon në Tetovë dhe në Komunat tjera.”, – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti me përgjigje të shkurtër edhe në pyetjen nëse video e tij duke kënduar, e publikuar menjëherë pas takimit të parë të “grupit të zjarrit” me strukturën partiake në Studeniçan, është kundërpërgjigje ndaj tyre. Nuk sqaroi as nëse video e xhiruar më herët, është publikuar me dëshirën e tij.

“E mira është që asnjëherë s’më keni parë duke qarë, por më keni parë me uniformë dhe duke kënduar.”, – theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për më 14 janar janë planifikuar dy takime me qytetarë. Ahmeti, ministrat dhe një pjesë e kryetarëve të komunave fillojnë nga Çegrani në takimet informative nën moton “Së bashku për Evropën” .

“Grupi i zjarrit”, ku bëjnë pjesë nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti dhe kryetari i këshillit mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi, vazhdojnë në Manastir takimet me bazën, ku shpalosin vlerësimin e tyre negativ për punën e ministrave të BDI-së në dy vitet e fundit.