Joao Felix ka folur tashmë si lojtar më i ri i Chelsea.
Anësori portugez kaloi nga Atletico Madrid drejt gjigantit anglez, Chelsea.
Felix do jetë lojtar i ‘Bluve të Londrës’ në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Pas zyrtarizimit është vetë lojtari që është shprehur i lumtur me lëvizjen e tij në ‘Stamford Bridge’.
“Të jesh këtu në Chelsea është një ndjenjë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur dhe do ta sjell lumturinë time të lojës në fushë.
Unë jam duke luajtur me lumturi… kështu që më pëlqen të marr topin dhe dua t’i bëj të gjithë tifozët të shijojnë futbollin tim duke ndihmuar ekipin”, ishin fjalët e portugezit.
Kujtojmë që Joao u largua nga Atletico Madrid pasi nuk po merrte minutat e dëshiruar nga Diego Simeone.