Mashtrimi i kriptomonedhave,15 të arrestuar në Serbi

Europoli lajmëron se autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore nga Bullgaria, Qiproja, Gjermania dhe Serbia, janë bashkuar kundër grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në mashtrimin e investimeve në internet.

Marketing

Bëhet me dije se rrjeti kriminal, i përbërë nga disa persona të ndryshëm operojnë aktivitetin në internet duke joshur njerëzit të investojnë shuma të mëdha parash në skema të rreme të kriptomonedhave.

Europol krijoi një Task Force Operacionale për të mbështetur hetimin ndërkufitar ku në 11 janar 2022 rezultojnë:

15 arrestime, 14 në Serbi dhe një në Gjermani;261 individë të pyetur, disa prej të cilëve janë në pritje të ndjekjes penale (42 në Bullgari, 2 në Qipro, 3 në Gjermani dhe 214 në Serbi);22 lokacione të kontrolluara (5 në Bullgari, 2 në Qipro, 15 në Serbi) duke përfshirë: 4 qendra telefonike dhe 11 rezidenca në Serbi; 2 rezidenca në Qipro; 2 kompani dhe 3 rezidenca në Bullgari.

Konfiskimet përfshijnë 3 kuleta harduerike me rreth 1 milion dollarë kriptovaluta në të dhe rreth 50 000 euro cash, 3 automjete, pajisje elektronike dhe kopje rezervë të të dhënave, dokumente.