Postet vakante të ambasadorëve, Kovaçevski: Ka procedura për emërime specifike

Rasti “Onishçenko” e vuri në pikëpyetje emërimin e ish-drejtorit të ASK-së, Viktor Dimovski si ambasador në Paris. Kjo çështje mbetet ende e hapur. Akreditimi dhe dërgimi i ambasadorëve nuk është diçka që komentohet në publik, sqaron Kovaçevski.

Marketing

“Aktualisht kemi disa pozita vakante në kryeqytetet kyçe evropiane që janë partnerët tanë strategjikë dhe natyrisht në kuadër të kompetencave tona, së bashku me Presidentin dhe Ministrinë e Jashtme jemi duke u konsultuar për plotësimin e këtyre pozitave. Sa i përket emërimeve dhe referimeve specifike, kjo bëhet në bazë të një procedure të plotë të përfunduar dhe besoj se kështu duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Marketing