Ahmeti: Rrënjët e BDI-së janë tek populli, te idealet e tij për liri e barazi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë sonte ka nisur takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga fshati Çegran i komunës së Gostivarit.

Marketing

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI-së

“E vërteta është se kam dhimbje shpirtërore, fëmijët i kanë rritur me emblemë të BDI-së dhe mendoj se do reflektojnë dhe nuk do të vazhdojnë. Unë nuk jam kal në figurat e shahut, o jam komandant, o kryetar o s’jam fare. Nuk kam inate e urrejtje sepse asgjë e keqe nuk ju ka ndodhur shokëve të mi dhe jam përpjekur të jem për gjithë i barabartë. Nuk kam ndonjë brengë të tillë edhe pse nuk jam i hidhëruar. Kam luftuar edhe për mendimin ndryshe, jam angazhuar 17 vjeçar kur kam qenë kundër sistemit. 15 vite kundër ilegalitetit kemi përparuar edhe mendime ndryshe por jo anarki. Thuje mendimin në institucione dhe në institucione vendos shumica, askush nuk jemi koka e Zeusit, por ama edhe imponime nuk ka. Duhet ti bindesh shumicës. Asnjëherë nuk kam sharë e hidhëruar sepse mua që më shihni këtu nëna shqiptare më është sharë nga kryeudbashi dhe kam qenë i lidhur me pranga që nuk kam mund të ia kthejë. Mua nuk mund të më imponohet ultimatumi e as vija programore me platforma sepse ato i vendos kongresi dhe unë zbatoj ato vendime dhe përgjigjem para kongresit. Kështu që BDI kurrë më i fortë nuk ka qenë dhe ekipe të tëra kanë punuar për vazhdimësi duke parë batica dhe zbatica në skenën shqiptare BDI ka krijuar institucione që nuk mund të rrënojë askush. Kapiteni i anijes i fundit mund ta lëshojë anijen, në qoftë se nevojitet. Temat kryesore që janë dikur nuk besohej që ky vend do jetë në NATO, gjithë skeptik dhe ndodhi ky moment, skepticizëm shoh se jo ky vend në BE dhe nuk bëhet, unë them që ne alternativë tjetër nuk kemi përveç anëtarësimit sepse ne fitojmë nuk është zor BE për ne as për Kosovë e rajon, ne kemi nevojë të jemi pjesë e BE. Nuk e ndalim dot kërkesën për standard më të mirë dhe ky frenim bëhet me anëtarësim në BE sepse të gjithë vendet para anëtarësimit kanë braktisur vendin e tyre e pastaj janë kthyer sepse është rritur standardi. Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe implementojmë standarde përfshirë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Tash jemi para një çështje madhore. Ne kemi kushte që pa ndryshime kushtetuese nuk hapet kapitulli i parë sepse ka filluar skriningu dhe në nëntor duhet të fillohet mbledhja e rradhës me BE. Partitë politike duhet të punojnë për të bind njerëzit se nuk ka zgjidhje më të mirë dhe e vetme që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës dhe të hapim kapitullin e parë sepse fitojnë të gjithë palët që jetojnë në këtë vend. Më e mira për të dhënë zgjidhje problemeve tona të krijojmë një aleancë për Europën e bashkuar dhe secili të heq pak nga krenaria dhe sa më parë të përmbushim detyrimet e shtëpisë dhe çfarë kërkon Europa e SHBA në luftën e të keqes sepse duhet punuar për shtëpinë tonë”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve në Çegran, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Marketing