MPB sot ka dhënë informacione shtesë në lidhje me plagosjen me thikë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar 46-vjeçari i cili dyshohet për plagosjen e djalit të tij.
“Me datë 14.01.2023 në ora 17:00 në rrugën “Reshad Xhaferi” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar e kanë privuar nga liria A.S.(46) nga Shkupi. Ai rreth orës 14:00 në lokalin e tij hotelierik në Bit Pazar dyshohet se e ka palgosur me thikë djalin e tij V.S.(22), i cili është dërguar për ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Punonjësit e policisë kanë kryer hetimet dhe është gjetur dhe konfiskuar thika”.