Ahmeti: Në Reçak u masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm

Në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se sikur sot, 24 vjet më parë bota do të zgjohej e tmerruar nga jehona e një krimi të tmerrshëm, në Reçak u masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm.

Marketing

Sipas Ahmetit,ky martirizim do të trokasë në ndërgjegjen e botës mbarë për të dëshmuar atdhedashurinë, kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Reagimi i plotë:

24 vjet më parë bota do të zgjohej e tmerruar nga jehona e një krimi të tmerrshëm, në Reçak u masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm.

Ky martirizim do të trokasë në ndërgjegjen e botës mbarë për të dëshmuar atdhedashurinë, kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Qëndresa heroike e mbarë popullit për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë nga tokat e tyre do të zgjojë reagimin e duhur të SHBA-ve dhe Europës për të dënuar dhe ndalur përgjithmonë agresionin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Lavdi e përjetshme martirëve të Reçakut dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës