Ali Ahmeti me porosi të fuqishme nga Gostivari: Nuk korrupton pushteti, por frika nga humbja e pushtetit

Sonte, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë ka takuar qytetarët dhe aktivin partiak tek Shkolla e mesme Teknike në Gostivar. Para të pranishmëve me fjalë rasti është drejtuar vet kryetari i BDI Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Marketing

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Pushteti nuk korrupton, frika korrupton, frika e humbjes së pushtetit, cilat janë misionet tona detyrat tona dhe punët tona, të jemi më të përkushtuar të jemi më ta angazhuar, jo vetëm në ekranet televizive dhe debate por edhe veprimtari dhe përkushtim konkret dhe luftë kundër krimit dhe korupsionit sepse ka edhe njerëz siç thonë nga frika se e humb pushtetin dhe atëherë i bën veprimet e këqija. Pse kërkojmë vetting? Për të ndaluar të gjitha gojëdhënat dhe legjendat dhe ata të cilët keqpërdorin besimin le të përgjigjen para organeve të drejtësisë dhe ne duam drejtësi të skanuar, bukur mirë të filtruar që të jetë kredibile dhe e besueshme për vendimet që meren dhe për të fituar këtë ne kemi thirrur edhe partitë tjera që të gjejnë rrugëtim të përbashkët që domosdoshmërisht vettingun ta fillojmë dhe me ndershmëri të mbarojmë, sepse kështu mund të ecim përpara dhe atë në skan çdo politikan, çdo ligjvënës dhe ligjzbatues e çdo funksionar nga niveli qendror në atë lokal, Europa pse ka përparuar? Dil protesto sa të duash në perendim, por perendimi nuk lejon anarki, në perendim anarki nuk ka, anarkistët janë grupe të vogla që thyejnë dritare dhe ngjyrosin institucione. Dëgjoj dhe përcjellë me kujdes reagimet lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, vjellin vrerë kundër shqiptarëve dhe kundër BDI, kanë detyrë partitë politike të edukojnë masat sepse ky shtet është i fortë me maqedonas dhe shqiptar me dinjitet dhe të fortë, ky shtet është i përbashkët dhe ekskluzivitet në këtë vend nuk kanë palët sepse lojaliteti ndaj shtetit varet se sa shteti dhe pala është lojale ndaj palës tjetër, ne i kemi mbështetur dhe nuk kemi kontestuar asgjë përkundrazi na kanë pasur aleat. Nuk jemi larg anëtarësimit në BE por duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ky afrim bëhet në distanca kohore shumë të largta dhe detyrat nuk janë të vështira njejtë sikur vendosja e standardeve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe fitojmë na, pa anëtarësim në BE vështirë e kemi ndaljen e njerëzve për jetë më të mirë dhe të jemi më të fortë në përballjet që na presin, ka theksuar kështu para të pranishmëve kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i parë

Jam mirënjohës për prezencën sonte dhe më bëhet qejfi që shihemi për të bërë një llogari çfarë kemi bërë dhe më mirë bëjmë kur jemi bashkë, nuk ka punë që nuk mund të realizojmë. I bëmë nga marrëveshja e Ohrit e deri tek zyrtarizimi i gjuhës dhe flamurit, administrata në 21%, 3 universitete dhe të gjithë të arriturat i kemi bërë bashkë dhe nuk ka fuqi që mund të na ndajnë. Derisa po lexoja përbetimet e fushatës parazgjedhore, të gjitha janë realizuar, një nga tre pozicionet tashmë kryeparlamentar kemi Talatin, kryeministër shqiptar e pranuan që vendi do ketë kryeministër shqiptar të parë dhe zëvendëskryeministër i parë bëmë dallimin midis zëvendëskryeministrave që do zëvendësojë kryeministrin në seanca dhe nënshkruan si dhe koncensualiteti sepse nuk ka vendim qeveritar sepse i kam sfiduar mbrëmë të gjithë nëse ka ndonjë vendim antishqiptar në këto dy vite, nuk ka mungesë në seanca e as komisione dhe institucione me nënshkrim të lidhur e këtë synim ndoshta nuk e kemi plotësuar si duhet sepse ndoshta nuk ka nevojë sepse ne i udhëheqim ato institucione, marrëveshje kjo e cila u përshëndet nga Prishtina e Tirana. Na ka mbetur vetëm kufiri Llojan – Miratoc që duhej nënshkruar para festave por për shkak të krizës politike atje dhe besoj që shpejt do e tejkalojmë. Dua të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm dhe nuk e kemi pasur në program por duke parë mundësitë që mund të bëjmë vendosëm dhe nënshkruam memorandumin me Bechtel Enka për Korridorin 8 që nënkupton rrënimin e tërësishëm të autostradës Tetovë – Gostivar, rrugë e re me 3 korsi nga secila anë dhe një rrugë anësore që do lidh fshatrat, drejt Kërçovës njejtë dhe bashkangjiten me autostradën që lidhet me Ohrin me çrast do kemi lidhje nga Shkupi në kufi me Shqipërinë, ka thënë në fjalën e tij para të pranishmëve, Artan Grubi.

Faton Ahmeti – Sekretar i përgjithshëm i BDI

Kjo sallë sonte këtu dhe prania e të gjithëve dëshmon se BDI është avantgardë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është partia më mirë e organizuar dhe strukturuar në kuadër të politikbërjes jo vetëm në vendin tonë dhe kjo falë vizionit dhe largpamësisë së liderit tonë Ali Ahmeti. BDI është parti e cila ka bartur procese që kanë ndodhur që pas konfliktit të 2001 dhe që nga ajo kohë jemi dëshmitarë për ndryshimet drastike që kanë ndodhur në shoqërinë tonë. Pas inkuadrimit në politikë të BDI jemi dëshmitarë që shumë gjëra që paimagjinueshme më përpara për shqiptarët janë bërë realitet, duke e shndëruar vendin anëtar të NATO-s dhe ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE, ka theksuar Faton Ahmeti.

Valdet Xhaferi – Kryetar i degës së BDI-së Gostivar

Nisja e kësaj iniciative pikërisht nga Gostivari dhe prania juaj në këto takime na nderon pa masë dhe na jep forcë të punojmë edhe më shumë dhe na zoton se nga Gostivari kurrë nuk do të dilni të zhgënjyer. Kërkesat që na janë deleguar nga qytetarët i kemi deleguar në vendin e duhur. Gjatë gjithë kësaj periudhe jemi munduar të jemi transparent. Në prani të liderit të shqiptarëve po shpalosim sfidat dhe programin që ka BDI në raport me vendin tonë. Sonte e vërtetojmë se jemi gjithnjë me ju, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota juaj. BDI e Gostivarit gjithnjë është e hapur për të dëgjuar qytetarët e sugjerimet e tyre, ka deklaruar Valdet Xhaferi.

Arta Bilalli Zendeli – Deputete

Ne nga Çegrani u spostuam në Gostivar për të ju dëgjuar juve dhe për të marë këshilla e sugjerime e pse jo edhe kritika e lëvdata nga ana juaj. Të flasësh për të kaluarën dhe për ndryshimet që i ka përjetuar jeta politike shoqërore dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë këtyre 20 viteve të fundit mendoj se do të nënkuptonte uzurpim të mbarë këtij eventi andaj nuk do e bëj këtë. E ardhmja jonë varet nga ndryshimet kushtetuese, sfida me të cilën përballemi për të siguruar 2/3 e numrit të deputetëve me qëllim që të realizojmë deri në Nëntor ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime nënkuptojnë hapjen e kapitujve përkatës dhe integrimin e plotë të vendit në BE, ka thënë në fjalën e saj, deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Marketing