Publikohet videoja e pasagjerit, momenti i përplasjes së avionit me 72 persona në bord

Në mediat sociale po qarkullon një video që ka kapur momentet e fundit të fluturimit të aeroplanit të Nepal Airlines, i cili u rrëzua të dielën me 72 persona në bord.

Marketing

Pamjet nga videoja e xhiruar nga një pasagjer i aeroplanit tregojnë peizazhin e tokës poshtë, ndërsa avioni qarkullon dhe përgatitet për ulje në Pokharan.

Po ashtu, në këtë video dëgjohet një shpërthim i papritur dhe zërat e njerëzve që bërtasin përpara se ekrani të fiket. Pasagjeri ka filmuar edhe flakët jashtë dritares së avionit.

Autenticiteti i videos nuk është konfirmuar ende nga asnjë autoritet. Pesë shtetas indianë u konfirmua se ishin në bordin e avionit të Yeti Airlines me 72 pasagjerë, i cili u rrëzua të dielën në Pokhara disa minuta para uljes.

Gjithsej 68 trupa janë nxjerrë deri më tani nga vendi i rrëzimit.
Sonu Jaiswal me sa duket ishte pasagjeri që kishte xhiruar videon.

Magjistrati i qarkut Aryaka Akhouri i Ghazipur, Uttar Pradesh tha sot, “Katër të rinj të distriktit tonë, Vishal Sharma, Sonu Jaiswal, Anil Rajbhar dhe Abhishek Kushëaha po udhëtonin në aeroplanin që u rrëzua në Nepal. Ata ishin miq. Ne jemi në kontakt me Ambasada Indiane në Katmandu”.

Më herët, autoritetet gjetën kutinë e zezë të avionit dhe një operacion kërkim-shpëtimi rifilloi mëngjesin e sotëm për katër pasagjerët e humbur.