Dani Alves është arrestuar në Barcelonë nën akuzën e ngacmimit seksuale në një klub nate të këtij qyteti.
Futbollisti i famshëm brazilian ka pranuar që ka qenë në atë klub nate kur ka ndodhur krimi i supozuar, por ka theksuar se nuk e njeh fare gruan në fjalë.
“Nuk e njoh, nuk ia di emrin, nuk e kam parë kurrë”, thonte ish-lojtari i Barcelonës në një intervistë për një televizion spanjoll.
Aktualisht me UNAM Pumas të Meksikës, 39-vjeçari po merret në pyetje nga policia për ngjarjen, por nuk janë dhënë detaje të tjera për ngjarjen që ka ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar.