Ahmeti: Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh

Ka vazhduar edhe sot takimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë të komunës së Gostivarit më saktësisht me banorët e Qendrës, Xhamixhid, Lagja e re, Lagja e re 1, Silika, Zona e 6 dhe Mllaki. Krahas kryetarit Ahmeti, me fjalë rasti të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetar i BDI Arbër Ademi, kryetari i degës së BDI Gostivar Valdet Xhaferi, nënkryetari i degës së BDI Gostivar Nexhati Jakupi si dhe deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Marketing

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI

Një komunikim që në vazhdimësi e ka begatuar BDI dhe pikërisht e ka bërë edhe të pamposhtur për dy dekada që nuk është lehtë të korrë vetëm fitore dhe suksese që nuk do i mungojnë dhe në të ardhmen. Kemi lënë pas shumë punë të bëra për shqiptarët dhe nuk janë bërë për BDI qoftë në arsim, kulturë, shëndetësi. Më kujtohet në 2002 kur kam biseduar se sa specialistë shqiptarë ka në spitalin e Shkupit. Unë sot jam krenar që kjo gjendje ka ndryshuar për të mirë dhe vetëm këtu shoh 3-4 specialist dhe të merituar kurse e ardhmja është në duar tuaja sepse jeni ekipi më i ri. Shumë punë duhet parë se si i bëjmë ne nga universitetet te spitalet, çfarë cilësie ofrojnë dhe me pavarësi e kapacitete që duhet shfrytëzuar në shërbim të qytetarëve. Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh por nuk jemi ne ata që të krekosemi se jemi kontribues sepse pa kontributin e tyre as ne nuk do ishim kontribues. Nuk hyra në luftë për të qenë këtu para juve por më detyroi situata sepse më imponuan, kështu që hyra për të bërë një shërbim njerëzve por gjithmonë duke menduar se fundin e jo fillimin sepse fundi duhet të jetë dhe ai mbahet mend me ndershmëri dhe faqebardhë, ka deklaruar kryetari Ali Ahmeti.