Dje në ora 17:13 në SPB Shkup është raportuar se një djalë 12-vjeçar nga Shkupi ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Luka Gerov” në Shkup.
Sipas denoncimit të nënës, i mituri është rrëzuar në moment teksa ka qenë i vetëm në dhomë.
Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll, ndërsa i mituri është dërguar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.Po merren masa për zbardhjen e rastit.