Gjermania merr vendimin: Do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë për të ndihmuar në forcimin e përpjekjeve luftarake të Kievit në luftën me Rusinë. Der Spiegel raportoi të martën në mbrëmje se burime të paidentifikuara kanë konfirmuar lajmin.

Marketing

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka vendosur të dorëzojë tanket e betejës pas “muajsh debati”, sipas raportit ekskluziv të gazetës gjermane të lajmeve.

Parlamenti gjerman do të debatojë për çështjen e diskutueshme të mërkurën në mëngjes. Vendimi për t’i dërguar ato do të ishte një moment historik në mbështetjen e Perëndimit për Kievin që pason ditë të tëra presioni intensiv ndaj Berlinit nga disa prej partnerëve të tij të NATO-s.

CNN kontaktoi qeverinë gjermane për koment të martën në mbrëmje, por nuk ka marrë një përgjigje.

Raporti vjen menjëherë pasi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara zbuluan të martën se administrata e Biden po finalizon planet për të dërguar tanke të prodhuara nga SHBA në Ukrainë. Gjermania i kishte treguar SHBA-së javën e kaluar se nuk do të dërgonte tanket e saj Leopard nëse SHBA-ja gjithashtu nuk pranonte të dërgonte tanket e veta M1 Abrams.

Dërgimi i tankeve Leopard 2 në Ukrainë do t’i siguronte forcave të Kievit një mjet ushtarak modern dhe të fuqishëm përpara një ofensive të mundshme pranverore ruse. Kjo do të vinte gjithashtu si një goditje për Kremlinin, i cili ka parë një fushatë në rritje për të pajisur trupat ukrainase me sisteme luftarake të teknologjisë së lartë, ndërsa lufta tokësore e Rusisë i afrohet kufirit njëvjeçar.

Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione, ka thënë Olaf Scholz.

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë. /