Bujar Osmani krahason Ali Ahmetin me Zelenskin e Ukrainës: Në sytë e tyre ka dashuri për popullin

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani sonte nga Shipkovica ka krahasuar takimin e tij me Ali Ahmetin në 2001 dhe takimin e presidentit të Ukrainës Zelenskin në 2023 si kryesues i OSBE-së.

Marketing

Ai këto krahasime i bëri pikërisht në Shipkovicë pasi rikujtimet e 2001 ia ringjallën kujtesën e një komandati si Ali Ahmeti dhe 2023 presidenti Zelenski pasi në sytë e tyre kishte dashuri për popullin.

“Shipkovicën e dua sepse këtu e kam takuar së pari herë Ali Ahmetin, natyrisht me një veshje më ndryshe, por mu rikujtua ajo skenë këtu në një shtëpi afër dhe para disa ditëve në Kiev të Ukrainës ku takova presidentin Zelenski, jo për shkak se e vshura ishte e ngjajshme, por për shkak se te dy atëherë kur e takova kryetarin Ahmeti dhe tash kur e takova presidentin Zelenski pash në sytë e tyre një dashuri për popullin e vet” u shpreh Osmani nga Shipkovica.

Marketing