Operacion i madh antidrogë Shqipëri-Itali

43 masa arresti dhe disa urdhra sekuestrimi që kapin shifrën e mbi 4 milion eurove janë lëshuar dhe zbatuar në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Marketing

Sipas mediave italiane, kjo ka ardhur në kuadër të një operacioni ndërkombëtar antidrogë, pas një hetimi të gjerë të të dyja policive.

Priten që detaje të mëtejshme të jepen gjatë një konference për shtyp të Prokurorit Publik të Bergamos, e cila do të mbahet në orën 12.30 në Pallatin e Drejtësisë, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.