Osmani: Reagimi i Sofjes – joproporcional

MPJ-ja nuk ka marrë konfirmim zyrtar nëse tërheqja e Ambasadorit bullgar nga RMV-ja është për shkak të rrahjes së Sekretarit të Organizatës Bullgare në Ohër, Hristijan Pendikov. Nëse shkaku është për këtë, sic përcjell KlanM, atëherë reagimi bullgar është joproporcional – ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.

Marketing

“Nëse tërheqja e ambasadorit bullgar nga RMV-ja lidhet me incidentin që ndodhi në Ohër, këtë do ta vlerësoja si aksion disproporcional, për shkak se bëhet fjalë për incident individual, për të cilin vendi mori të gjitha masat e mundshme, identifikoi kryerësit, njëri është në paraburgim, rasti u dënua nga Presidenti, Kryeministti, Ministri I Jashtëm, unë shkova në Sofje dhe shprehëm atë që si shtet duhej ta bëjë për qytetarët tanë dhe me të vërtetë nuk shoh lidhjen mes rastit dhe reagimeve nga Sofja dhe as që mundet që një incident individual të gjeneralizohet dhe të nxiren konkludime se si sillet vendi ndaj komuniteteve” – ka deklaruar për REL, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani.