Vetëvritet personi i cili plagosi 25-vjeçaren nga Velesi

Ai që e rrahu mëngjesin e sotëm, më pas e qëlloi dhe e plagosi në bark vajzën 25-vjeçare nga Velesi, është vetëvrarë, transmeton “Batali”.

Marketing

Pasditen e sotme policia e ka lokalizuar në banesën e tij, në një ndërtesë, në rrugën “Andon Shurkov” Nr. 27 pranë konviktit dhe ka tentuar ta arrestojë. Në aksion policia përdori bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.

Mirëpo, personi nuk e ka lejuar veten të arrestohet, ndaj pak para se policia të hynte në banesë është vetëvrarë.

Sipas njoftimeve bëhet fjalë për 38-vjeçarin Z.T. i cili në fund të vitit 2008 vrau vëllain e tij dhe u dënua me 13 vjet burg.

Marketing