Të paktën tetë persona u vranë në një sulm këtë mbrëmje në sinagogën Neve Yaakov në Jerusalem, ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën.
Shërbimet e shpëtimit të emergjencës të Izraelit thanë se sulmuesi u neutralizua në vendngjarje dhe se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Incidenti vjen një ditë pas ditës më vdekjeprurëse për palestinezët në Bregun Perëndimor në më shumë se një vit, sipas të dhënave të CNN, kur forcat izraelite vranë nëntë palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetit. Një palestinez i dhjetë u vra në atë që Policia izraelite e quajti një “trazirë të dhunshme” pranë Jerusalemit.