Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar sonte takimin përmbyllës me qytetarët e Tetovës. Ndër të tjera, Ahmeti ka folur edhe për deklarimet e kryeopozitarit maqedonas, Mickoski, i cili në deklarimet e fundit ka përmendur luftën e vitit 2001, përcjell KlanM.
Mickoski ka deklaruar se në vitin 2001 ka qenë vullnetar dhe nuk e ndjente se Ali Ahmeti e kishte fituar luftën.
“Teksa folte Artani, Talati kishte emocione e më tha; Në vitin 2002 në vend të Artanit isha unë. Gjithmonë do ta mbështetim rininë sepse vetëm kështu mund të ecim përpara, unë nuk merrem me Hristijan Mickoskin që më flet mua për luftë, ai s’ka qenë në luftë e ka pa vetëm në televizor, Ndaj unë hesht sepse heshtja është ilaç”, ka deklaruar Ahmeti.