Sveçla reagon pas sulmit në veri: Grupet kriminale synojnë të ngjallin atmosferë frike

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi patrulla e Policisë së Kosovës në veri është sulmuar me armë zjarri.
Në një postim në Twitter, Sveçla ka thënë se këto sulme po vijnë nga akterë kriminalë të përkrahur nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Marketing

Sipas tij, qëllimi i këtyre grupeve është të ngjallet një atmosferë pasigurie dhe frike.

“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, shkroi Sveçla në Twitter.

Marketing