Ganiu: Mjaft e gënjeve popullin!

Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu në një postim në facebook ka përgenjështruar zv/kryemistrin Artan Grubin në lidhje me ndërtimin e çerdhes në Çair.

Marketing

Postimi i plotë

Mjaft më e gënjeve popullin o Artan Grubi. Si nuk po të vjen turp. Vendimi për ndërtimin e Çerdhes në Çair u soll nga qeverisja e kaluar e JO nga ti, të gjitha procedurat, të gjitha lejet, vendimet për përzgjedhjen e operatorëve, mjetet u siguruan nga qeverisja e kaluar kur tjetër kush ishte ministër dhe JO nga ti Artan Grubi. Mos u lavdëro për një punë që ti nuk e ke bërë e as qeveria aktuale. Ti nuk ke asnjë meritë për ndërtimin e Çerdhes më të madhe në Çair, ashtu siç të bëmë vërejtje edhe në mbledhjen e Kryesisë qendrore të BDI-së ku edhe aty tentove ti përvetësosh meritat për ndërtimin e kësaj çerdhe. Në ÇAIRIN me 62.000 banorë qeveria ku po bën pjesë ti bashkë me shokët e tu ministra, për këto 3 vite që jeni ju në ekzekutiv, nuk ka investuar as 1 milionë euro të plota. Po a aq vlejnë për ju banorët e Çairit, a aq i doni i respektoni bashkëqytetarët tanë. Të paktën mos na manipuloni e mos na gënjeni më me investime që të tjerë ministra dhe të tjera qeveri i kanë bërë. E ju dilni e na jepni llogari, e tregoni popullit publikisht se sa para keni investuar për ata dhe konkretisht për Çairin. Ndërsa ti Artan Grubi vetëm si MYSAFIR I IMPONUAR ke marrë pjesë në vendosjen e gurë-themelit të Çerdhes më të madhe në Çair. E ditët në vijim nëse paraqitet nevoja do ta dëshmojë edhe me dokumente rolin tëndë që është barazi me zero për ndërtimin e kësaj çerdhe në Çair.