Ka filluar shënimi i 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, e cilësuar si ngjarje me rrezik të lartë

Delegacioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut do të vendosë lule mbi varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev me rastin e 151-vjetorit nga lindja e tij.

Marketing

Së pari, një delegacion parlamentar do të vendosë lule mbi varrin në kishën “Sveti Spas”, pasuar nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat.

Në Maqedoni, nga institucionet për siguri kjo ngjarje është cilësuar si ngjarje me rrezik të lartë shkaku i përplasjeve mes bullgarëve dhe maqedonasve për Goce Dellçevin, pasi dy palët e konsiderojnë si hero të tyre.