Visar Ganiu hedh poshtë përmes fakteve pretendimet e Artan Grubit për të përvetësuar meritat për Çerdhen më të madhe në vend: Nënshkrimi i Marrëveshjes për ndërtimin e çerdhes në Çair përfundoi 5 javë para që Grubi të bëhet zëvendëskryeministër

Pas deklaratave të mbrëmshme që i dha në Jegunovc zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ku lavdërohej dhe përvetësonte meritat për ndërtimin e Çerdhes më të madhe në Çair me vlerë prej 2 milionë eurosh, sot ka reaguar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili përmes fakteve të dokumentuara dëshmon se nënshkrimi i Marrëveshjes për ndërtimin e çerdhes në Çair përfundoi 5 javë para që Grubi të bëhet zëvendëskryeministër. Gjegjësisht, se procedurat për ndërtimin e saj, bashkë me kontratën për fillimin e ndërtimit, e nënshkruar nga zëvendës-ministri i atëhershëm për Punë dhe Politike Sociale Gjonul Bajraktar dhe ndërmarrjes BAUER BG, përfunduan më 24 korrik të vitit 2020 dhe se të gjitha dokumentet për këtë marrëveshje janë publike në faqen Byrosë për Furnizime publike.

Marketing

 

“E vërteta është një dhe vetëm një. E kjo e vërtetë për Çerdhen në Çair është se të gjitha procedurat për ndërtimin e saj, bashkë me kontratën për fillimin e ndërtimit, e nënshkruar nga zëvendës-ministri i atëhershëm për Punë dhe Politike Sociale Gjonul Bajraktar dhe ndërmarrjes BAUER BG, përfunduan më 24 korrik të vitit 2020. Dhe të gjitha dokumentet për këtë marrëveshje janë publike në faqen Byrosë për Furnizime publike:

 

https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/fc0a67dc-3963-456c-8b97-b38a58211616

 

Pra të gjitha këto procedura që ne mund bashkërisht ti verifikojmë kanë përfunduar në kohën kur Artan Grubi nuk ishte as në listën e dëshirave për t’u bërë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, sepse ai në këtë funksion erdhi 5 javë më vonë, gjegjësisht më 30 gusht të vitit 2020”, shprehet Ganiu. 

 

Ai më tej gjithashtu sqaron se “pikërisht Artan Grubi vetëm si mysafir i imponuar dhe jo i merituar (sepse ai e din mirë kush ka qenë personi që ka intervenuar për të qenë prezent ai në vendosjen e gurëthemelit dhe hatrin e të cilit person nuk ja thejmë), ishte i pranishëm në vendosjen e gurëthemelit për Çerdhen më të madhe në Çair e që u bë në dhjetor të vitit 2020”.

 

“Por ja që po ndodh që tani në kohën kur Artan Grubi është zëvendëskryeministër ndërtimi i Çerdhes në Çair po vonohet dhe në vend që të përfundonte më 31.12.2022, sikurse thuhet në marrëveshjen që është publike, ne jemi në muajin shkurt të vitit 2023 dhe çerdhja ende nuk ka përfunduar se ndërtuari. Parashtrohet pyetja përse Artan Grubi kur është në funksion kaq të lartë qeveritar nuk po e përshpejton ndërtimin e Çerdhes në Çair apo edhe ndoshta po e ngadalëson procesin e ndërtimit. Në vazhdim ju ftoj bashkë me linkun ti lexoni dhe ti shihni vet dokumentet, marrëveshjet e nënshkruara dhe afatet e publikuara në faqen e Byrosë për furnizime publike por edhe ta lexoni biografinë e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi se nga kur është ai në këtë funksion. Bashkëqytetarët tanë nuk meritojnë të manipulohen por duhet të mbrohen dhe vendbanimet ku jetojnë ata të zhvillohen”, deklaron Ganiu.

 

https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/fc0a67dc-3963-456c-8b97-b38a58211616

 

https://vlada.mk/node/22740?ln=sq