Demirxhiev: nuk kemi ardhur për të provokuar, të ecim përpara

Nuk kemi ardhur që të bëjmë provikime, por për të dhënë respekt Goce Dellçevit, deklaroi kryesuesi i delegacionit bullgar, ministri I brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, pas shënimit të 155 vjetorit të lindjes së revolucionerit Goce Dellçev. Ai tha se ka kërkuar nga eurodeputeti Andrej Xhambaski dhe Kostadin Kostadinov që mos të vijnë në Maqedoni të Veriut.

Marketing

“Nuk ka arsye për provokime. Ne duhet të ecim përpara, dhe kjo është një Evropë e bashkuar, që kërkon stabilitet. Ne jemi të detyruar të ndërtojmë siguri dhe stabilitet mes popujve të dy vendeve. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë provokime, por për të treguar respekt. Ne jemi fqinjë dhe fqinjësia e mirë duhet të vazhdojë”, u shpreh ministri i brendshëm i Bulgarisë, Ivan Demerxhiev.

Madje, Demirxhiev i ka cilësuar si “drakonike” masat e policisë. Ai shprehu shqetësimin në lidhje me rënien e sistemit në kalimin kufitar Deve Bair, për çka tha se qeveria bullgare do të dhurojë gjeneratorë për policinë kufitare maqedonase nël Deve Bair.

“Raportohet se disa shtetas bullgarë janë penguar të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nuk kam informacion të saktë se sa bullgarë janë penguar. Mora informacion se kishte ndërprerje të energjisë elektrike. Që të mos ketë probleme të ngjashme në të ardhmen, të hënën do të dhurojmë gjeneratorë për tri pikat e kufirit”, theksoi Demerxhiev.

I pyetur se si ndikojnë deklaratat e llojit se Maqedonia është Bullgari, Demirxhiev u përgjigj se Republika e Bullgarisë e para e ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet I pavarur dhe sovran.