Al Fateh dhe Al Nassr barazuan 2-2 në raundin e 15-të në ligën elitare të Arabisë Saudite. Te miqtë në fushë luajti edhe Cristiano Ronaldo, që shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+3.
Sfida ka qenë nervoze për portugezin, që u përplas fizikisht me një kundërshtar gjatë ndeshjes. Al Fetah ishte në avantazh deri në sekondat e fundit, me futbollistët vendas që kërkuan të vononin lojën.
Në një moment Ronaldo ka kërkuar që ndeshja të niste me shpejtësi, duke u përplasur fizikisht me kundërshtarin që ishte në tokë. Duket se CR7 nuk po gjen formën edhe në Arabinë Saudite, me Al Nassr që ka humbur kreun e klasifikimit.