SHGM i reagon Ministrit Bekim Sali dhe Drejtorit, Amir Elezi

Vetëm disa ditë pas reagimit të vrazhdë të një funksionari shtetëror ndaj një gazetari, përsëri po ballafaqohemi me rast kur në pyetje të gazetarit Senat Zylbehari drejt ministrit të shëndetësisë Bekim Sali, në vend të përgjigjes ministri ndan “leksione të shkurta” gazetarie.

Marketing

Mëngjesin e sotëm në hapësirat e spitalit klinik në Tetovë, gjatë një konference për media në të cilën ishin ftuar gazetarët dhe kameramanët, ministri i shëndetësisë Bekim Sali si dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës Amir Elezi kishin një komunikim të pahijshëm dhe një sjellje nënçmuese ndaj gazetarëve të pranishëm.

Lidhur me pyetjen e gazetarëve që lidhet me sulme ndaj tyre nga ana e sigurimit të spitalit, Sali në vend se të jep përgjigjen adekuate tha “Të jemi real, gazetaria ka për qëllim informimin e opinionit, ka rregulla, është etike që të dorëzohen pyetjet deri tek organet kompetente të spitalit apo deri tek ministri. Kur të hyni pa paralajmërim dhe do të bëni incizime, trajtoni temë, doni të bëni ndonjë hulumtim siç bëhej në Ministrinë e Shëndetësisë, mendoj se këtu hasni në keqkuptime, ndërsa më pas ka akuza dhe mungesë transparence. Transparencën duhet ta kërkoni në mënyrën e duhur dhe do ta gjeni”

E inçizion ashensorin, në pjesën e ashensorit kërkon informacion, nuk ka informacion për shkak të qasjes së tij. Merreni këtë si një kritikë pozitive”

Gjatë ditëve të fundit SHGM ka alarmuar në mënyrë të zëshme për këtë trend negativ të qasjes joprofesionale të disa funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve që ka shënuar rritje, dhe për këtë gjë tashmë i kemi informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtar.

Presim kërkim falje nga ana e ministrit Sali ndaj gazetarëve dhe vëmë në dukje se funksionarët shtetëror janë në shërbim të opinionit dhe ata nuk guxojnë të kenë sjellje të pahijshme dhe ofenduese ndaj gazetarëve, e me këtë ndaj opinionit deri tek i cili gazetarët duhet ti përcjellin informacionet.

Kjo është sjellja e pestë e pahijshme e një politikani ndaj një gazetari apo punonjësi tjetër mediatik në periudhë prej dy muajsh, gjë që flet për faktin se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara por për një trend negativ dhe qasje jokorrekte dhe nënçmuese nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë ndaj gazetarëve.

Ky trend, pa dallim se do të ndikojë për një vlerësim negativ në raportet e Komisionit Evropian si dhe në raportet e tjera të organizatave të besueshme e që më pas do të reflektohet me raport negativ edhe në indekset e lirisë së shprehjes në të cilat Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje gjatë viteve të fundit