Vijon paniku në Turqi, një tjetër lëkundje e fortë shënohet në vend

Vijojnë pasgoditjet në Turqi pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së hënës. Vetëm pak minuta më para është shënuar një tjetër lëkundje 5.5 ballë e shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë në qytetin Konya. Rreth 1500 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe më shumë se 800 në Sirinë fqinje.

Marketing

Tërmeti me magnitudë 7.8 ishte një nga më të fortët që goditi zonën në më shumë se një shekull. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka thënë se po “fillon ndihmën e menjëhershme në para” nga Fondi i saj i Emergjencave për Reagimin ndaj Fatkeqësive për të ndihmuar në të dy vendet. Shumë organizata të tjera janë gjithashtu në terren.