Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e dielë më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”,-shkruan Erdogan.

Deri tani, më shumë se 2,500 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 12 mijë të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, pas tërmetit. Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz nga rrënojat.