Pse kosi Balans+ është i dobishëm për arritjen e ekuilibrit në të gjithë organizmin?

Të gjithë duam të shijojmë ushqimin, por për disa, shijimi i shijeve të ndryshme pasohet nga dhimbje barku pas ngrënies, gjë që krijon shqetësim të madh. Dhimbjet dhe fryrjet ndonjëherë shoqërohen me intolerancë ndaj disa ushqimeve, ngrënie të tepërt dhe prishje të ekuilibrit, ndonëse në raste të rralla, mund të nënkuptojë edhe zanafillën e disa problemeve në sistemin e tretjes.

Marketing

Nëse bëhet fjalë vetëm për fryrje, ngërçe, tretje të dobët dhe shqetësim, zgjidhja është e arritshme dhe mund të rregullohet vetëm me një ndryshim të vogël në rutinën e përditshme të ngrënies. Mjafton të përfshini në dietën tuaj kosin funksional Balans+, i cili rekomandohet veçanërisht për rregullimin e punës së aparatit tretës.

Ndikimi i Balans+ në proceset tretëse dhe metabolike në organizëm vjen nga përbërja e tij, dy kulturat probiotike më të dobishme: Lactobacillus acidophilus dhe Bifidobacterium dhe oligofruktoza prebiotike. Probiotikët, përveçse ruajnë mikroflorën e zorrëve dhe pajisin me baktere të mira, janë vërtetuar se janë të dobishëm edhe për fryrjen dhe tretjen e dobët për shkak të konsumimit të ushqimeve pikante dhe të rënda. Nga ana tjetër, prebiotiku i pranishëm në Balans+, oligofruktoza, është ushqim për probiotikët dhe kontribuon në rritjen e numrit të tyre.

Rregullimi dhe balancimi i punës së sistemit të tretjes mund të arrihet me një minimum prej 10 ditësh konsumim të rregullt prej 500 gramësh të Balans+. Kjo përforcohet edhe nga një studim klinik që tregon se Balans+ është i vetmi produkt probiotik në industrinë e qumështit, efekti i të cilit është vërtetuar në organizëm duke vëzhguar efektet dhe simptomat e një grupi të madh konsumatorësh nga ana e personelit mjekësor.

Në fakt, kosi Balans+ sjell një sërë përfitimesh shëndetësore dhe këtë e vërteton studimi dhe përvoja e pjesëmarrësve, prandaj është shumë më tepër sesa thjesht një shtojcë për një mëngjes të shëndetshëm – ai është kusht për vendosjen e ekuilibrit në të gjithë organizmin.

Më shumë informacion në lidhje me studimin klinik, mund të lexoni në linkun në vijim: https://balansplus.mk/pse-u-krye-studimi-klinik-mbi-perdorimin-e-kosit-balans/