Kapet duke parë filma pornografik në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç, ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i tij, pasi në media dhe rrjete sociale është akuzuar se ka parë “filma për të rritur” gjatë seancës penare për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.

Marketing

Para kësaj, kreu i SPS-së, Iviça Daçiç, tha se Steviçi duhet të japë dorëheqjen dhe se ky akt duhet të ndodhte para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë.

Mediat raportuan se deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç, i cili është nga provinca jugore serbe, ka ndjekur filma për të rritur gjatë seancës speciale parlamentare për Kosovën dhe Metohinë.