Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka njoftuar se ka dërguar një ekip shpëtimi për në Turqi, atje ku dje, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar mijëra viktima.
“Përcolla sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore.
Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.
I falenderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe përmbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm!
Një ndihmë e vogël, por me zemër dhe në kuadër të kapaciteteve të Komunës së Gostivarit”, ka shkruar Taravari,