Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 127-të, ka vërtetuar Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojërat argëtuese, propozuar nga Ministria e Financave.
Me qëllim të mbrojtjes së të rinjve, me ndryshimet dhe plotësimet, propozohet që hapësirat afariste respektivisht vend pagesat e lojërave të fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.
Me ligjin ekzistues nuk është vërtetuar largësia nga shkollat fillore dhe të mesme të hapësirave afariste ku organizohen lojërat e fatit, respektivisht nuk vërtetohet kriteri i këtillë – thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Gjithashtu komunikatën e shtypit qeveritar, në mesin e qëllimeve të ndryshimeve të propozuara përmendet edhe nevoja e përforcimit të dëshmive të nevojshme për dhënien e licensave, si dhe saktësimi i asaj që një shoqëri tregtare me një licensë organizon një lloj loje të fatit. Gjithashtu rriten edhe kompensimet për dhënien e licensave për lojërat e fatit”, thuhet në komunikatë.