Shkon në 11 mijë e 200 numri I viktimave nga termeti apokaliptik me magnitudë 7.9 sipas shkalles richter që goditi Turqinë në 6 shkurt.Presidenti Erdogan sqaroi se deri mesditën e kësaj të mërkurë, numri i viktimave në Turqi është mbi 8 mijë.Ndërkohë dicka më pak se 3 mijë është shifra e viktimave që raportohen në Siri, edhe pse në këtë vend si pasojë e luftës mes qeverisë dhe rebeleve konstatimi i pasojave është shumë më i vështirë.Dhjetëra e mijëra llogaritet të jenë njerezit e plagosur nga pasojat e tërmetit, mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kjo gjë e bën situatë edhe më të rëndë pasi mendohet se numri i viktimave në finale do të jetë shumë më i madh sesa aktualisht.
Spitalet janë në kaos total për shkak të njerezve pa fund që shkojnë dhe kërkojnë ndihmë.Mes lajmeve të rënda ka edhe dritë në fund të tunelit.
Dy fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndonëse kanë kaluar dy ditë nga tërmeti. Të paktën 23 milionë njerëz janë prekur në një mënyrë apo tjetrën nga pasojat katastrofike të lëkundjeve të tmerrshme që goditen Turqinë juglindore dhe Sirine.