Djali i Shkurte Fejzës fiton pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme

Djali i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, ka fituar një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Më 13 janar të këtij viti, Behluli është shpallur kandidat “fitues” nga Komisioni i Vlerësimit për Lëvizje brenda kategorisë, për pozitën: Zyrtar i Lartë për Hulumtim dhe Strategji, shkruan lajmi.net.

Në dokumentin e publikuar, bëhet e ditur se Beluli ka marrë 68.84 pikë në procedurën e përzgjedhjes.

DOKUMENT:

Arbër Behluli është djali i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza. Kjo e fundit, në disa raste në media ishte paraqitur si person i afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosje.

Dyshimet e para për këtë afërsi kishin lindur në vitin 2019. Në një tubim në Tetovë, krahas kryesisë së partisë, në rendin e parë ishte e ulur edhe vet Fejza.

Fejza ishte radhitur krahas shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufcës. Të pranishëm aty ishin edhe krerët e tjerë të partisë, përfshirë Albin Kurtin.

Autorja e këngës ikonë “Mora Fjalë” edhe më herët kishte shpërfaqur pakënaqësinë e saj me ish-pushtetet. Në një emision në mediat e Shqipërisë, Fejza madje akuzonte ashpër lidershipin e atëhershëm, duke thënë se ata janë “djemtë më të këqinj” që i ka vendi, e të cilët gjenden në elitën e Kosovës.

Marketing

“Pak më herët ka qenë një hap shumë i dhimbshëm, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë shumë i papranueshëm nga populli. Nuk e kuptoj, më vjen keq por nuk di. Kosova ka patur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës. Para luftës ka qenë regjimi serb, pastaj shkoi si shkoi, mirëpo pas luftës, unë mund ta them kështu : Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës. Më vjen shumë keq që po e them, por në bazë të asaj që po zhvillohen gjërat, në bazë të asaj që asnjëherë qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur me asnjë veprim të vetëm që bëhet atje. Sikur nuk e ndien në Kosovë, që njeriu duhet ta ndiejë vendin e vet dhe të marrë hapin , që të është dhënë ty përgjegjësia me votën e këtyre të shkretëve. Me pas një barrë në shpinë, sepse nuk mund të luash dhe të bësh çfarë të vjen ty më për së mbari, apo çfarë do të përfitosh personalisht”, shprehej Fejza.