Taravari: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vija e kuqe e Aleancës për hyrje në Qeveri

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “”Intervistë në Shenja” Arben Taravari i bëri të ditura vijat e kuqe të cilat i kishin vendosur për hyrje në Qeveri.

Marketing

“Ne kishim një kornizë negociuese, flas për platformën programe tonën. Për programin të cilët duhej të sikronizojmë dhe ta plotësojmë atë që Qeveria që e ka patur. Dhe puna kryesore ishte ajo që është ajo aktuale. Ne e kemi promovuar si paketë të masash prej dikund prej nëntor të vitit 2022 ku e prezantuam para ambasadave më të rëndësishme ne Maqedoni. Por edhe para partive politike parlamentare, por edhe para opinionit. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit dhe së drejtës. Fatmirësisht ky projekt ose ky paket i yni korespondon me programën e ambasadores e SHBA-së por edhe insistimeve të BE-së.