Qëndroni të bashkuar rreth Ali Ahmetit, ruajeni Bashkimin Demokratik pët Integrim

Partia politike shqiptare, e dalur nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Bashkimi Demokratik për Integrim, është njëra ndër partitë me tërë bagazhin e mjatueshëm të kursit euroatlantik, është e aftë dhe stabile për të shpënë përpara projektet e mëdha properendimore e pro amerikane të themeluesit e kryetarit të saj historik Ali Ahmeti!

Marketing

Mos u ndani e mos u prishni mes veti, sepse nëse jeni e mbeteni larg njeri tjetrit, armiqt e deridjeshëm, sot edhe kundërshtarë politik, jo vetëm janë të njëjtit, por edhe janë në gjendje të japin çdo gjë, për të ushqyer apetitet e smuara shqiptare dhe për të mposhtur frymën dhe kursin progresiv e dominues shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Të gjithë ju shqiptar të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe anëtar të strukturave drejtuese të të gjitha niveleve në BDI, mbajeni mend nëse nuk jeni të gjithë të një mendjeje e të një veprimi me Ali Ahmetin, i cili pas vitit 2001 është Babai politik i Maqedonisë së Veriut, do të përfundoni të humbur e do të jeni të mundur!

Do të mbeteni rrugëve, do ta keni fatin e dhjetra dhe qindra figurave politike që kanë pësuar fisko e debakël politik, modelet aty i keni para hundëve në Maqedoninë e Veriut, i keni edhe në Ksosove e i keni edhe në Shqipëri!

Prandaj thirrja ime nga fuqia e zemrës dhe e shpirtit është, më sa vijon: të dashur vëllezër e motra, anëtar e përkrahës dhe votues shqiptarë të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, ruajeni BDI-në të papërqarë, qëndroni të bashkuar rreth saj e rreth Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Edhe armiqt tanë, tani kundërshtarë politik, e përdorin formulën e thuprrave të Skënderbeut!

Mos bini në të tillë grackë, se do të dilni të thyer e do të mbeteni të mundur, dhe për pasojë do të jeni edhe të humbur!

Humbësit nuk kanë përspektivë, ngadalë i pret tretja dhe i merr vdekja!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Shkurt 2023!