Kryqi i Kuq: Qytetarët e Maqedonisë kanë dhuruar rreth 10 milionë denarë për Turqinë dhe Sirinë

Kryqi i Kuq në RMV ka njoftuar se qytetarët e vendit kanë dhuruar rreth 10 milionë denarë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Marketing

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti, sot në konferencë për shtyp tha se deri më 7 shkurt nëpërmjet donacioneve në linja telefonike, janë mbledhur 3.363.800 denarë, ndërsa në Fondin për solidaritet janë mbledhur 6.467.192 denarë. Gjithsej janë mbledhur 9.830.992 denarë (159.142 euro).

Ai njoftoi se gjithashtu, Kryqi i Kuq i RMV-së ndau 1000 pako ushqimore familjare, 1500 pako higjienike dhe 4000 batanije nga rezervat e tij mallrash.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizqok, shprehu mirënjohjen e madhe për të gjithë qytetarët e RMV-së për humanizmin dhe solidaritetin vetëmohues që tregojnë.