Sali: nuk mund të hesht, as si njeri dhe as si ministër!

E shfrytëzoj rastin që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta deri te të
afërmit e të ndjerit Bllagojçe Ilievski. Jam vërtetë i tronditur që
ndodhi kjo tragjedi, dhe asnjë shpjegim ose deklaratë prej politikani
nuk do ta kthejë në jetë.

Marketing

Megjithatë, nuk mund të hesht, as si njeri dhe as si ministër, kur mbi
shpatullat e një tragjedie të tillë, bëhet përpjekje e ulët për pikë
politike. Prandaj, ja faktet:

(1) Është fakt se Ministria e Shëndetësisë, që prej 27.01 ka kërkuar nga
Qeveria të sigurojë mjete për furnizim të ri me terapinë për pacientët
me fibrozë cistike. (2) Është fakt se përkundër kërkesës nga MSh-ja, as
Qeveria e RMV-së, as personalisht kryeministri, deri dje nuk kanë
vendosur që t’i sigurojnë ato mjete. (3) Është fakt se nuk ka terapi të
mjaftueshme për shkak se nuk u soll ai vendim nga të tjerët, dhe jo për
shkak të MSh-së.

Prandaj, nuk e kam të qartë tentimin që t’i hidhedh faji MSh-së, kur as
sigurimi i mjeteve dhe as furnizimi i terapisë nuk janë nën kompetencën
tonë. Mjetet i siguron Fondi Shëndetësor, ndërsa furnizimin e bën
klinika përkatëse. Por, as ata nuk mund të veprojnë pa vendim qeverie
ose pa urdhër të kryeministrit.

Prandaj, mendoj se është e papërgjegjshme ta zhvendosim përgjegjësinë.
Nëse do të donim të garonim me deklarata politike, unë poashtu do të
mund të përgjigjesha me pyetje: ai i cili, përkundër kërkesës së
Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka miratuar mjete për ilaç për pacientë
me një sëmundje të tillë të rëndë, a vlerëson se mund ta vazhdojë
mandatin?
Do të mund të pyesim edhe nëse ndoshta shumë kohë dhe vëmendje është
harxhuar për bisedimet e koalicionit, derisa pacientët prisnin.
Megjithatë, vlerësoj se deklaratat e tilla populiste janë të
papërshtatshme në raste të tilla.
Unë e di se politika është profesion i paskrupullt, por ne megjithatë
kemi obligim ta ruajmë dinjitetin dhe njerëzoren. Megjithatë të gjithë
ne jemi pacientë potencialë në shëndetësinë publike dhe duhet të
bashkëndjenjë për hallet e bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht resurseve
të kufizuara.

Ministri i Shëndetësisë
Bekim Sali